MotoGP/ Marc Marquez në historinë e Ducatit, fiton garën e Çekisë!

MotoGP/ Marc Marquez në historinë e Ducatit, fiton garën e Çekisë!

MARKETING

Marc Marquez i Ducati Lenovo Team fitoi Çmimin e Madh të Republikës Çeke në MotoGP këtë të diel, duke u bërë piloti i parë i Ducati që fiton pesë gara radhazi. Spanjollit iu desh të punonte shumë për ta arritur këtë në gjysmën e parë të garës.
Marco Bezzecchi (Aprilia Racing) bëri një garë të mirë për vendin e dytë, 1.7 sekonda pas fituesit, ndërsa Pedro Acosta (Red Bull KTM Factory Racing) ia doli mbanë të mposhtte Francesco Bagnaia (Ducati Lenovo Team) në një sulm të vonë për të siguruar ngjitjen e tij të parë në podium këtë sezon.

MARKETING

Sample Image

Këtë sezon në MotoGP janë zhvilluar 12 gara dhe Marc Marquez kryeson me 120 pikë para vëllait të tij Alex, duke shkuar i qetë në pushimet verore. Gjashtë herë kampioni i MotoGP-së ecën drejt titullit të tij të radhës.
MotoGP merr kështu pushimet dhe pas disa javësh rikthehet në pistën e Austrisë, për të vijuar më pas në Valencia./TAR

MARKETING