Nga sa para i fituan mbrëmë Usyk dhe Dubois?

Në përballjen e dytë mes Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois, e zhvilluar më 19 korrik 2025 në Wembley Stadium, të dy bokserët arritën të fitojnë shuma rekord për karrierat e tyre.
Si kampion i padiskutuar i peshës së rëndë, Usyk mori rreth 132.28 milionë dollarë (afërsisht €114 milionë), që përfaqëson 65% të totalit të shpërblimit prej 203.5 milionë dollarësh.
Ky është një rekord personal për ukrainasin, duke tejkaluar fitimet e tij të mëparshme prej 114 milionë dollarësh nga përballjet me Tyson Fury.
Nga ana tjetër, Daniel Dubois, që mbante titullin IBF, mori 71.22 milionë dollarë (rreth €61 milionë), që përfaqësojnë 35% të shpërblimit total.
Kjo është një rritje e konsiderueshme krahasuar me fitimet e tij të mëparshme prej 4.6 milionë dollarësh nga përballja me Anthony Joshua, që pas përfitimeve nga pay-per-view arritën deri në 13 milionë dollarë.