Eurostat: Maqedonia e Veriut humbi 11.4% të popullsisë së saj krahasuar me vitin 2011

Maqedonia e Veriut humbi 11.4 përqind të popullsisë së saj krahasuar me vitin 2011, më e shumta në Evropë pas Shqipërisë dhe Bullgarisë, tregojnë të dhënat e Eurostat. Pas Maqedonisë janë Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia.
Popullsia e Shqipërisë është ulur me 18 përqind në fund të vitit 2024, krahasuar me numrin në vitin 2011. Në periudhat në fjalë, kur u kryen regjistrimet e popullsisë, popullsia e vendit u ul me më shumë se 500 mijë banorë, raportoi “euronews.al”.
Vendet e Evropës Perëndimore kanë arritur të rrisin popullsinë e tyre si rezultat i politikave agresive të imigracionit si një zgjidhje për të kapërcyer problemet demografike që rrjedhin nga plakja e popullsisë dhe rënia e shkallës së lindjeve. Ndërkohë, eurozona e ka rritur popullsinë e saj me 3.2 përqind që nga viti 2011.