Zelenskyy njofton rifillimin e dërgesave të armëve nga SHBA-ja

Zelenskyy njofton rifillimin e dërgesave të armëve nga SHBA-ja

Presidenti Volodymyr Zelenskyy njoftoi të premten se SHBA-ja ka rifilluar dërgesat e ndihmës ushtarake drejt Ukrainës, transmeton Anadolu.

“Kemi marrë sinjale politike në nivelin më të lartë – sinjale të mira – përfshirë nga Shtetet e Bashkuara dhe nga miqtë tanë evropianë. Sipas të gjitha raportimeve, dërgesat e ndihmës janë rikthyer”, tha ai në Telegram.

Zyrtarët ushtarakë ukrainas do të takohen javën e ardhshme me të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg, tha Zelenskyy.

“Ne do të vazhdojmë punën tonë javën e ardhshme me palën amerikane në nivel ushtarak. Ushtria jonë do të punojë me gjeneralin Kellogg. Ne gjithashtu po përgatisim paketa të reja evropiane të mbrojtjes”, tha ai.

Ndërkohë, mediat ukrainase raportuan se Kellogg pritet të mbërrijë të hënën në Kiev për një vizitë njëjavore.

MARKETING