Shefi i OKB-së shënon përvjetorin e gjenocidit në Srebrenicë me thirrje për “vigjilencë dhe veprim”

Shefi i OKB-së shënon përvjetorin e gjenocidit në Srebrenicë me thirrje për “vigjilencë dhe veprim”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, shënoi sot 30-vjetorin e gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, duke bërë thirrje për vigjilencë dhe veprim global përballë rritjes së “gjuhës së urrejtjes, mohimit dhe përçarjes”, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

“Sot shënohet 30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë – mizoria më e keqe në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Guterres në një deklaratë.

“Në korrik të vitit 1995, më shumë se 8.000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë u vranë sistematikisht. Mijëra gra, fëmijë dhe të moshuar u zhvendosën me forcë, jetët e tyre u shkatërruan përgjithmonë. Qëllimi ishte eliminimi i myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë”, theksoi ai.

Guterres tha se dita shërben si më shumë sesa thjesht përkujtim dhe vuri në dukje: “Kjo ditë nuk është vetëm një moment reflektimi. Është thirrje për vigjilencë dhe veprim”.

“Në një kohë kur gjuha e urrejtjes, mohimi dhe përçarja po fitojnë terren, ne duhet të qëndrojmë të vendosur për të vërtetën dhe drejtësinë”, tha shefi i OKB-së, duke theksuar nevojën për të “zbuluar shenjat e paralajmërimit të hershëm dhe për t’iu përgjigjur para se dhuna të zërë vend”.

“Ne duhet të respektojmë të drejtën ndërkombëtare, të mbrojmë të drejtat e njeriut, të mbështesim dinjitetin e çdo individi dhe të investojmë në pajtim dhe paqe”, deklaroi Guterres.

MARKETING