(VIDEO) Zjarret! Ndalohen tre të mitur, kapen me benzinë shkrepëse dhe petarda

(VIDEO) Zjarret! Ndalohen tre të mitur, kapen me benzinë shkrepëse dhe petarda

Policia është akzivizuar në përjekjet për të parandaluar përhajen e zjarreve në vend. Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka ndaluar tre të mitur, shtetas të huajt, të cilët u kapën me benzinë, fishekzjarrë dhe  konkretisht pranë vendit të quajtur “Kodra e Ajvatovcit” në afërsi të lagjes Ilinden.

 MPB

“Në momentet kur janë kapur, në çantën e shpinës atyre u janë gjetur dy shishe me nga 1.5 litra benzinë, dy fishekzjarrë, një çakmak dhe ngjitës të lëngshëm. Në prani të një ekipi kujdestar nga Qendra për Punë Sociale dhe një avokati, u zhvillua biseda zyrtare me ta, pas së cilës, me procesverbal për dorëzim, të miturit iu dorëzuan Qendrës për Punë Sociale për të Mitur’’.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se me përfshirjen direkte të mbi 170 oficerëve të policisë nga disa stacione policore të përgjithshme dhe mbi 80 pjesëtarë të policisë kriminale, SPB Shkup nëpërmjet koordinimit me Shtabin Operativ të veçantë, morën pjesë në shuarjen dhe lokalizimin e 28 zjarreve të raportuara në territorin e kryeqytetit.  Policia, përveç ndërhyrjeve të përditshme në shuarjen e zjarreve dhe pranisë parandaluese në terren, do të vazhdojë me veprime intensive operative për të zbardhur shkaqet e shpërthimit të zjarreve dhe për të ndërmarrë masa ligjore të rrepta ndaj çdo autori të mundshëm të këtyre veprave penale.

/SHENJA/

 

MARKETING