(VIDEO) Maqedonia në “luftë” me zjarret, tetë janë aktive, pesë nën kontroll

(VIDEO) Maqedonia në “luftë” me zjarret, tetë janë aktive, pesë nën kontroll

Zjarret në hapësira të hapura po vazhdojnë të jenë aktive ende në disa rajone të Maqedonisë së Veriut, duke vënë në alarm autoritetet dhe banorët lokalë. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK), deri në orën 12:00 të ditës së sotme, janë regjistruar gjithsej 16 vatra zjarri, prej të cilave thuhet se 8 janë ende aktive, 5 janë nën kontroll, ndërsa tre kanë arritur që t’i shuajnë plotësisht.

MUHAMED ALI, DREJTOR I QENDRËS SË MENAXHIMIT TË KRIZAVE

“Zjarre aktive ka në Komunën e Çuçer-Sandevës, në Prilep, tre zjarre në Makedonski Brod. Gjithashtu vazhdon të jetë aktiv edhe zjarri në  Çashkë, në Dojran në fshatin Nikoliç, si dhe në Kriva Pallankë. Nën kontrollë janë vendosur 5 vatra zjarri, edhe atë në Gjorçe Petrov, zjarri tek liqeni i Smillkovës gjithashtu është lokalizuar”

Drejtori i Drejtorisë Për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov njoftoi se është krijuar shtabi qendror i krizave që do të udhëhiqet nga ai. Ai ngriti dyshime për zjarrin në deponinë e Vizbegut.

STOJANÇE ANGELLOV, DREJTORI I DREJTORISË PËR MBROJTJE DHE SHPËTIM

“Kur filloi të fryjë erë e fuqishme u paraqit vatra e parë e Zjarrit në fshatin Vizbeg të Shkupit. Ishte i dyshimtë sepse mënyra se si shpërndahej, ishte shumë e shpejtë. Nga deponia, zjarri u shpërnda edhe në rrethinë, ku digjej edhe bar i thatë dhe shumë shpejtë arriti të shpërndahet në objektet e afërta”

Autoritetet thonë që po bëjnë gjithçka që munden për t’i vënë nën kontroll dhe për t’i shuarr të gjitha zjarret të cilat janë aktive.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING