(VIDEO) Rruga për në Bllacë vazhdon të jetë e bllokuar për shkak zjarreve

(VIDEO) Rruga për në Bllacë vazhdon të jetë e bllokuar për shkak zjarreve

Ende po vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në kufirin e Bllacës me Kosovën, raporton SHENJA.
Informacionet tona nga terreni flasin se zjarrfikësit po mundohen të shuajnë zjarrin, i cili është përhapur këtë mëngjes.
Si pasojë, pjesëtarë të policisë kanë bllokuar rrugën dhe nuk po lejojnë kalimin e asnjë makine.
Situata me zjarret vazhdon të mbetet kritike ndërsa sot një problem shtesë paraqet edhe erërat e forta të cilat po ndihmojnë që zjarret të përhapen në mënyrë të pakontrolluar. /SHENJA/

MARKETING