Shkëndija nesër nis aventurën europiane, luan duelin e parë me TNS-në

Shkëndija nesër nis aventurën europiane, luan duelin e parë me TNS-në

Shkëndija e Tetovës nesër do ta nis aventurën europiane për këtë verë, përderisa në transfertë do të përballet me Nju Sentsin e Uellsit në duelin e parë të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve.

Skuadra tetovare nga e diela është vendosur në Angli dhe sot kryen të gjithë përgatitjet e duhura për ndeshjen me TNS-në. Për Shkëndijën ky nuk është kundërshtarë i panjohur, pasi edhe më herët janë përballur ndërmjet veti dhe asaj kohe kuqezinjtë i kishin eliminuar kundërshtarët nga Uellsi me rezultat të përgjithshëm 5:4.

Skuadra e Jeton Beqirit shihet e kompletuar për këtë ndeshje, teksa nesër pritet të jap maksimumin për të marrë më të mirë në duelin e parë.

Ndeshja ndërmjet TNS-së dhe Shkëndijës do të zhvillohet në stadiumin “Park Hall”, duke nisur nga ora 20:00. /SHENJA/

 

MARKETING