(VIDEO) LSDM shpalli një pjesë të kandidatëve

(VIDEO) LSDM shpalli një pjesë të kandidatëve

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut, Venko Filipce, në konferencën e sotme për media, njoftoi vendimin e Bordit Ekzekutiv të partisë në lidhje me miratimin e kandidaturave për dhjetë kryetar komunash për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndërkaq, dy javë më parë, u shpallën 19 kandidatë të tjerë.

Venko Filipçe, kryetari i Lidhjes Socialdemokrate

“Ky proces përzgjedhjeje, ashtu si ai i mëparshmi, ndoqi të njëjtat kritere, analizën e rezultateve të anketës, biseda të shumta me anëtarët e organizatave komunale. Do të vazhdojmë në dy javët e ardhshme, besoj se diku rreth dy të tretat e kandidatëve për kryetar bashkie do të konfirmohen tashmë nga Bordi Ekzekutiv dhe ne do ta informojmë publikun për këtë.”

Filipçe po ashtu informoi se kandidati i LSDM-së për kryetar të Strumicës në zgjedhjet e ardhshme lokale do të jetë kryetari i organizatës komunale të partisë, Marjan Daskalovski, dhe jo kryetari aktual, Kostadin Kostadinov.

Ndërkaq sa i përket kryetarit aktual të Strumicës, Kostadin Kostadinov, ai njoftoi se po ngrin anëtarësimin e tij në LSDM dhe potencoi se do të fillojë krijimin e një veprimi të ri ndërpartiak, i cili do të prezantohet pas zgjedhjeve lokale. Në Ohër, LSDM do të paraqitet me dr. Asen Shain.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING