Vijon valë e të nxehtit, nga nesër deri në mesin e javës së ardhshme temperaturat mbi 40 gradë

Vijon valë e të nxehtit, nga nesër deri në mesin e javës së ardhshme temperaturat mbi 40 gradë

Nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajri nga jugu, nga nesër deri në mesin e javës së ardhshme, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Temperatura ditore kudo do të jetë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa vende-vende do të kalojë 40 gradë Celsius, informojnë sot Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Të dielën në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, do të ketë kushte për vranësira lokale të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Instituti i Shëndetit Publik këto ditë ka dalë me rekomandime për mbrojtjen e të moshuarve nga moti i nxehtë.

Bëhet apel që të moshuarit të shmangin ekspozimin në diell, si dhe punën në ambient të hapur në periudhën nga ora 11 dhe 17. të veshin rroba pambuku të lehta me ngjyra të çelëta, syze dielli mbrojtëse, kapelë me strehë të lartë dhe strehë të gjerë dhe krem ​​mbrojtës nga dielli me faktor UV 30+ kur ekspozoheni në diell. të pihet ujë më shumë se zakonisht dhe mos prisni derisa të ndjeni etje për të pirë ujë. Të shmangen pijet alkoolike, si dhe ato që përmbajnë kafeinë, dhe pijet jashtëzakonisht të ftohta. Nëse mjeku juaj ju ka caktuar ndonjë kufizim sa i përket konsumimit të lëngjeve, atëherë këshillohuni me mjekun tuaj.

Rekomandohet të evitohet përdorimi i sobave, furrave dhe pajisjeve të ngjashme në periudhën nga ora 11 deri në orën 17.

“Personat me sëmundje kronike, e sidomos ata me sëmundje kardiovaskulare, neurologjike dhe respiratore, duhet të jenë tejet të disiplinuar sa i përket këtyre rekomandimeve dhe ta marrin me rregull terapinë e tyre”, theksojnë nga ISHP.

Për të gjitha ndryshimet në gjendjen shëndetësore, siç theksohet, detyrimisht të konsultoheni me mjekun tuaj amë.

MARKETING