Gashi: Zërat për shkarkim janë shpifje, VLEN-i po funksionon shkëlqyeshëm

Gashi: Zërat për shkarkim janë shpifje, VLEN-i po funksionon shkëlqyeshëm

Kryetari i Kuvendit sot u pyet lidhur me disa shkrime në media, se po përgatitet shkarkimi i tij nga posti I kryetarit të Kuvendt. Gashi tha se bëhet fjalë për shpifje, ndërsa shtoi se brenda VLEN-it ka unitetet dhe se ata po përgatiten për zgjedhjet lokale.
“Jo, relacionet brenda VLEN-it në bazë të informacioneve të mija janë të shkëlqyeshme, jashtëzakonisht të mira, punohet në një ambient shumë pozitiv, konstruktiv, përgatiten për zgjedhjet lokale. Krejt këto që i thatë janë pjesë e shpifjeve, spineve, politikës ditore në të cilën nuk dua të përfshihem”, ka deklaruar Gashi.

MARKETING