VLEN: Mbështesim partnerët tanë strategjik, jemi kundër armëve bërthamore!

Nga koalicioni VLEN, kanë deklaruar se ata mbështetin partnerët strategjik në tentimin për mbrojtjen e sigurisë globale. Ata thonë se janë kundër përhapjes dhe përdorimit të armëve bërthamore.
“Shteti ynë, VLEN mbështesin përpjekjet e partnerëve strategjikë për mbrojtjen e sigurisë globale.
Si subjekt politik serioz pjesë e pushtetit, jemi kundër përhapjes dhe përdorimit të armëve bërthamore si dhe kundër kërcënimeve bërthamore, dhe në këtë drejtim japin mbështetje për veprimet e fuqishme dhe të vendosura si dhe diplomacinë e partnerëve tanë drejt arritjes së këtij qëllimi.
Maqedonia e Veriut është partnere e përkushtuar e ShBA-së, NATO-s dhe BE-së. Ne kemi nevojë për një botë ku siguria dhe dialogu janë vlera që askush nuk guxon t’i rrënojë”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.