Kujt i pengon “Trëndafili i Çamërisë” në Shkup?

Kujt i pengon “Trëndafili i Çamërisë” në Shkup?

Persona të panjohur kanë hequr njërën nga pankartat e vendosura nën moton “Trëndafili i Çamërisë”, pjesë e manifestime të Javës Çame 2025 në Shkup.
“Ndonëse Ministria e Punëve të Brendshme ishte njoftuar në kohë për të gjitha aktivitetet në kuadër të Javës Çame, përfshirë edhe vendosjen e pankartave dhe lokacionet ku do të vendosen të njëjtat, edhe këtë vit njëra nga pankartat është hequr.
Pankartat u vendosën më datë 21 qershor dhe është marrë leje nga MPB që ato të qëndrojnë deri më 26 qershor. Mirëpo sot, më datë 22 qershor, u vërejt se është hequr pankarta në mbikalimin pranë Sheshit “Skënderbeu”.
Për këtë është informuar Министерство за внатрешни работи / Мinistria e Punëve të Brendshme , prej nga thonë se nuk janë në dijeni dhe nuk kanë informacion për incidentin në fjalë. Andaj parashtrohet pyetja: Kujt i pengon “Trëndafili i Çamërisë” në Shkup? Kujt i pengojnë aktivitetet paqësore dhe përkujtuese për gjenocidin e kryer në Çamëri? A është krim qoftë edhe përmendja e fjalës Çamëri?
Sidoqoftë, aktivistët tanë sërish kanë vendosur një pankartë të njëjtë në po të njëjtin vend, në përputhshmëri me lejen e marrë paraprakisht nga autoritetet. Do të jemi insistues deri në fund dhe nuk do të lejojmë që të heshtet zëri ynë!”, thuhet në reagimin e organizatorëve të manifestimit Java Çame.

MARKETING