Dimitrieska-Koçoska në Takimin vjetor të CEF-it në Mal të Zi

Dimitrieska-Koçoska në Takimin vjetor të CEF-it në Mal të Zi

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska nga sot deri më 23 qershor do të qëndrojë për vizitë pune në Mal të Zi ku do të marrë pjesë në Mbledhjen vjetore të Këshillit drejtues të Qendrës për zhvillim të financave – CEF.

MARKETING

Në kuadër të takimit, Maqedonia përmes Ministrisë së Financave për herë të parë do të ndërmarrë kryesimin e CEF-it nga Ministria e Financave e Malit të Zi. Kryesimi do të zgjasë për periudhën e ardhshme njëvjeçare.

Gjatë vizitës, ministrja Dimitrieska-Koçoska do të takohet edhe me ministrin e Financave të Malit të Zi, Novica Vukoviq ku do të diskutojë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e financave publike.

CEF është një organizatë rajonale e cila ofron mbështetje për zhvillimin e kapaciteteve në menaxhimin e financave publike, politikën dhe administrimin tatimor, si dhe bankën qendrore përmes trajnimeve, seminareve dhe programeve me zbatim praktik. Maqedonia ka një bashkëpunim afatgjatë me këtë institucion, veçmas në kuadër të Akademisë së financave publike, përmes së cilës me sukses realizohen programe për edukimin dhe avancimin e sektorit publik.

MARKETING