Ibraimi: Tetori i këtij viti do të sjellë revolucionin e dinjitetit shqiptar

Kreu i Alternativës, Zeqirija Ibraimi, në hapjen e shtabit zgjedhor të koalicionit VLEN, e përshkroi këtë moment si “epiqendrën e fitores” në zgjedhjet lokale të tetorit. Ai theksoi se ky tetor nuk do të jetë si tetori i komunizmit rus, por një revolucion i sukseseve dhe rikthimit të dinjitetit të shqiptarëve në komunat ku ata jetojnë, raporton SHENJA.
MARKETING
Në lidhje me paradën e “Krenarisë” që mbahet në Shkup, Ibraimi u shpreh se si përfaqësues i qendrës së djathtë dhe besimtar mysliman, respekton bindjet personale, por njëkohësisht theksoi angazhimin për mbrojtjen e familjes tradicionale shqiptare. “Për neve nuk ka prindi 1 apo prindi 2, por vetëm nanë dhe babë,” tha ai, duke nënvizuar vlerat tradicionale familjare. /SHENJA/