(VIDEO) Vrasja e Vanjas dhe Pançes, fjala përfundimtare e të akuzuarve

(VIDEO) Vrasja e Vanjas dhe Pançes, fjala përfundimtare e të akuzuarve

Më falni që dola të jem një budalla i madh, një budalla naiv, që jam manipuluar nga një njeri që e kam dhënë shpirtin për të”. Këto ishin fjalët përfundimtare nga njëri prej të akuzuarëve për vrasjen e Vanjas dhe Pançes, Velibor Manev, referuar të akuzuarit kryesor të rastit Lupço Palevskit, nga i cili tha se ka përjetuar zhgënjimin më të madh. Ai edhe sot theksoi se Palevski u ka thënë për një plan rrëmbimi të një gruaje, nga e cila do të kërkonin para dhe më pas do ta lëshonin dhe se nuk ju është thënë në asnjë moment plani për vrasje.

MARKETING

Ai u shpreh se është manipuluar dhe kërcënuar me jetë ai personalisht dhe familja e tij nga ana e Palevskit dhe se tani ndjen turp, pendesë dhe dhimbje të rëndë shpirtërore.

Velibor Manev, i akuzuar

Dola një budalla naiv, i cili e shkatërroi jetën e tij. Humba miqtë, besimin dhe veten time. E gjithë kjo po më ndodh nga një njeri që i kam ndihmuar shumë. Tani mbetet vetëm të dëgjoj edhe denimin për veprën që më ngarkohet dhe me turpin, pendesën dhe dhimbjen shpirtërore të mendoj për 1 minion përgjigjet e pyetjeve të papërgjigjura. Më falni që dola aq budalla”.

I penduar se e ka dëgjuar Lupço Palevskin u shrpeh edhe i akuzuari tjetër Vllatko Keshishev. Tha se ka qenë i pranishëm në të dyja vrasjet.

Vllatko Keshishev, i akuzuar

Pendohem shumë që e kam dëgjuar Pallçon, pa menduar, i kam besuar shumë. Nuk po e sulmoj, po tregoj se si ndjehem. Kam qenë i dëgjueshëm, pa e ditur dhe pa pasur për qëllim vrasjen. E kam ditur, kam dëgjuar sepse nga 24 orë isha aty, se bëhej fjalë për rrëmbim dhe për zhvatje dhe jo për rastet tragjike që ndodhen”.

Babai i Vanjas në fjalët përfundimtare, kërkoi nga Pallço të tregoj se përse e ka vrarë vajzën e tij.

Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanjas

Njëri nga të akuzuarit Palevski, si një person që i ka përgjigjet e të gjitha pyetjeve. Pikërisht për këtë dhe jo vetëm nga këto arsye, i drejtohem Palevskit, le të zgjohet dhe të tregoj jo me orë të tëra, por me dy fjali, ta tregoj të vërtetën, përse është vrarë Vanja ime?

Manev është organizator, Videvski është vrasësi dhe Keshishev ka qenë roja”. Këto janë fajtorët e grabitjeve dhe vrasjeve të Vanjas dhe Pançes, sipas Palevskit.

Lupço Palevski, i akuzuari kryesor

Do ta respektoj dëshirën e të akuzuarit Aleksandar Gjorçevski, që të përgjigjem pse u vra një fëmijë i pafajshëm, Vanja Gjorçevska e tij, por nuk mund ta bëj këtë brenda dy minutash. Ky është fjalimi im i fundit publik në lidhje me vrasjen e vajzës së tij dhe ai do të duhet të dëgjojë, sepse fjala ime përfundimtare përfundon pikërisht me pse u vra ajo, kush e vrau atë”.

Avokati Jovica Strashevski kërkoi nga gjykata që ta lirojë Ljupço Palevskin nga akuzat për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, sepse sipas tij në asnjë provë nuk është dëshmuar që Palevski të ketë lidhje me këtë rast.

Tani fjala e fundit mbetet tek gjykata, e cila duhet ta shpall vendimin për të akuzuarit e vrasjes së dyfishtë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING