(VIDEO) Miteva: Qeveria punon për heqjen e kontributit të gazetarëve

(VIDEO) Miteva: Qeveria punon për heqjen e kontributit të gazetarëve

Shfuqizimi i kontributeve për gazetarët dhe punonjësit mediatik ishte një nga premtimet kryesore që kryeministri aktual, Hristian Mickoski e dha gjatë fushatës parazgjedhore edhe atë e përsëriti disa herë në takimet që si lider i opozitës kishte me gazetarët.

MARKETING

Asokohe ai pati premtuar se me të ardhur në pushtet do të angazhohet për krijimin e një propozim-ligji që do t’ua lehtësonte funskionimin mediumeve, pa dallim, qofshin ato media online, nacionale apo media të shkruara.

Për këtë premtim, Tv Shenja e pyeti sot zëdhënësen e Qeverisë, Maria Miteva, e cila tha se janë në diskutim me sindikatat për mënyrën se si do ta realizojnë një projekt të tillë.

MARIA MITEVA- ZËDHËNËSE E QEVERISË

Mund t’u them se periudhën që ka kaluar e kemi pasur në fokusin tonë si Qeveri, këtu do ju kisha rikujtuar edhe për ligjin për mediat online që e kemi ndryshuar për herë të parë. Po edhe kjo është një nga çështjet për të cilat diskutojmë me të gjitha sindikatat dhe besoj se së shpejti do të dalim me qendrim zyrtar se si kjo do të realizohet”.

Ndonëse e kishte dhënë si premtim, heqjen e kontributeve për punonjësit mediatik, kryeministri Mickoski e kishte biseduar temën në fjalë direkt edhe me vet gazetarët. Aso kohe Mickoski kishte deklaruar se me këtë propozim mediat nuk do të lirohen vetëm nga kontributet e gazetarëve por edhe të të gjithë punonjësve të tjerë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING