Moti sot në RMV me diell, pasdite kushte për shi

Gjatë ditës do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të lehta, ndërsa pasdite do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta, lokalisht në formën e stuhive me kushte për breshër, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
MARKETING
Temperatura minimale do të lëvizë nga 13 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale nga 22 deri në 35 gradë.
Në Shkup, moti gjithashtu do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta.
Pasdite do të ketë vranësira të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Gjatë ditëve të fundjavës, siç informon DPHM, moti do të jetë i qëndrueshëm, por pak më i freskët, dhe herë pas here do të fryjë erë e fortë veriore. Nga e hëna do të vazhdojë një periudhë moti stabil, kryesisht me diell dhe të ngrohtë me rritje të temperaturave.