Qeveria e RMV-së miratoi ribalancimin e projektbuxhetit, të ardhurat dhe shpenzimet u rritën me një përqind

Propozimi për ribalancimin e buxhetit shtetëror u miratua sot në seancë qeveritare, ndërsa projeksionet e reja u njoftuan në një konferencë për shtyp nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska. Siç informoi ajo, të ardhurat totale parashikohen në një nivel prej 362.4 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet totale parashikohen në një nivel prej 403.7 miliardë denarë, transmeton SHENJA.
MARKETING
Në të dyja rastet, kjo është një rritje e të ardhurave dhe shpenzimeve totale me rreth një përqind krahasuar me Buxhetin aktual. Projeksioni për produktin e brendshëm bruto (PBB) mbetet në 3.7 përqind, dhe pritet stabilizim i mëtejshëm i inflacionit, prandaj parashikohet në një nivel prej 2.8 përqind, njoftoi ministrja. Sipas saj, rritja e të ardhurave dhe shpenzimeve është rezultat i rritjes së të ardhurave jo-tatimore.
“Të ardhurat totale janë parashikuar në një nivel prej 362,4 miliardë denarë, ose rreth 1 përqind më shumë se Buxheti, ose rreth 3,5 miliardë denarë. Rritja e mjeteve të planifikuara është rezultat i rritjes së të ardhurave jo-tatimore – tarifave administrative, koncesioneve, fitimit nga Banka Popullore dhe të ardhurave të tjera jo-tatimore, si dhe zgjerimit të aktiviteteve vetëfinancuese të institucioneve, të cilat do të mundësojnë që operacionet aktuale dhe prioritetet programore të financohen duke përdorur mjete nga të ardhurat vetanake në vend që të financohen plotësisht nga mjetet buxhetore”, tha ministrja Dimitrieska-Koçoska.