(VIDEO) Danimarka e gatshme të ndihmojë RMV-në në rrugën për në BE

“Dua sinqerisht të ju them se momenti është këtu dhe kapeni këtë moment” , kështu deklaroi ministrja për Çështje Europiane e Mbretërisë së Danimarkës, Mari Bjere, duke folur për rrugën e RMV-së drejtë BE-së, në konferencën e përbashkët me ministrin për Çështje Europiane, Orhan Murtezani. Bjere tha se duke i parë rrethanat në spektrin politik ku siç potencoi ajo para nesh është një Rusi e cila po vazhdon me agresionin e vet, ndërkaq nga ana tjetër kemi erëra të reja që fryejnë nga SHBA-të, tha se Europa duhet të jetë e fuqishme dhe e mbrojtur.
MARKETING
MARI BJERE, MINISTRE E ÇËSHTJEVE EUROPIANE E DANIMARKËS
“E dimë që RMV është një vend kandidat thuajse për 20 vite, kështu që tani është koha që ta kapim këtë hap përsëri, e dim që kishte nje lodhje gjatë këtij procesi e cila u paraqit në vendin tuaj po ajo u paraqit edhe tek ne, prandaj duam të punojmë sërisht në zgjerimin e Europës edhe me Ukrainen dhe Moldavinë por edhe me vendet e Ballkanit Perendimor”.
Ministri për Çështje Europiane, Orhan Murtezani tha se vendi ynë krahas të gjitha sfidave mbetet i përkushtuar në rrugën drejt BE-së. Ai tha se beson se nën lidershipin e shtetit anëtar të besueshëm siç është Danimarka BE-ja do të mundet më qartë të artikulojë angazhimin e saj ndaj rajonit dhe të tregojë se procesi nuk është vetëm i gjallë por edhe i realizueshëm.
ORHAN MURTEZANI, MINISTËR PËR ÇËSHTJE EUROPIANE I RMV-SË
“Sinqerisht diskutuam për marrëdhëniet tona bilaterale, për të ardhmen e Europës dhe për vendin e RMV-së në atë horizont të gjërë, shqyrtuam prioritetet e kryesimit danez me këshillin e unionit I cili fillon muajin e ardhshëm. Në këtë kontekst I përshëndes angzhimet e Danimarkës për një Europë të fuqishme, demokratike dhe të sigurt”.
Ministrja e Çështjeve Europiane e Danimarkës tha se me kryesimin e tyre me këshillin e BE-së nuk munden ta shtyjnë procesin e integrimit të RMV-së. “Shihet që RMV ka progres të madh por është e patjetërsueshme të bëhen disa ndryshime sepse mendojmë se mund të ju ndihmojmë në ato sfera ku ju duhet ndihma jonë”, potencoi Bjere. Takimi i 2 homologëve u mbajt në kuadër të përgatitjeve për kryesimin e ardhshëm danez me Këshillin e Bashkimit Europian, e cila fillon më 1 korrik të këtij viti.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/