(VIDEO) Parkingu në Qendrën Klinike, Aliu: Fillimisht zgjidhjen afatshkurtër, pastaj atë afatgjatë

(VIDEO) Parkingu në Qendrën Klinike, Aliu: Fillimisht zgjidhjen afatshkurtër, pastaj atë afatgjatë

Problemi i kahmotshëm dhe i shumë diskutuar me parkingun në Qendrën Klinike në Shkup, u riaktualizua edhe nga ministri i ri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Ai premtoi se fillimisht do të angazhohet për të gjetur një zgjidhje afatshkurte, që më pas të kalojnë në atë afatgjate. Ai shtoi se as nuk dihet se sa vende parking janë, prandaj tha se do të bëjnë një analizë dhe më pas do të kalojnë në veprim, duke theksuar se kanë disa ide por ende nuk e kanë një zgjidhje.

MARKETING

Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë

E dimë që një nga problemet kryesore të infrastrukturës, përveç ndërtesave dhe brenda Klinikës, është parkingu. Fatkeqësisht, parkingu nuk është as i hartuar, do të fillojmë nga hapat bazë të infrastrukturës për të parë se sa vende parkimi ka, me një analizë të thellë do të shohim se sa pacientë ka, sa punonjës dhe do të dalim me një zgjidhje afatshkurte”.

Çështja e parkingut të Qendrës Klinike, ishte shumë aktuale edhe në kohën e parardhësit të tij, pasi ishte nënshkruar një marrëveshje fillestare me një kompani nga Shqipëria “Gjoka Construction” për ndërtimin e një parking të ri, por më pas marrëveshja u anulua pas reagimit të opinionit se kompania nuk I plotësonte kushtet për të bërë një gjë të tillë. Madje disa zëra jo zyrtarisht thanë se pikërisht kjo kompani ishte mollë sherri për prishjen e raporteve të Qeverisë dhe ish ministrit Arben Taravarit.

Ndërkohë, ministri Ali sot foli edhe për spitalin e Koçanit, për të cilin bëri me dije se do të investohet në të dhe do të bëhen punësime të reja edhe atje, por edhe nëpër spitalet e tjera. Ndërkohë, në Koçan, do të ketë një Qendër për të Rinjë, e cila do të jetë një hapsirë e re për shoqërim, gjimnastikëdhe aktivitete kreative, për të argëtuar të rinjtë e prekur nga tragjedia në Koçan.

Kurse për funksionimin e dikasterit që ai udhëheq paralajmëroi një portal të ri dixhital i cili do të ketë informacione të qasshme për opinionin. Poashtu paralajmëroi takime me gazetarët dy herë në javë, me qëllim rritjen e transparencës.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING