Propozim-vendimi për shpërndarje të mjeteve mes shfrytëzuesve buxhetorë në Komisionin kuvendor për financim edhe në mbledhje plenare

Propozim-vendimi për shpërndarje të mjeteve mes shfrytëzuesve buxhetorë në Komisionin kuvendor për financim edhe në mbledhje plenare

 Propozim-vendimi për shpërndarje të mjeteve mes shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe mes fondeve për vitin 2025 sot është në rend dite të Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet dhe në mbledhje plenare.

MARKETING

“Qëllimi i vendimit të propozuar është sigurimi i mjeteve shtesë në shumë prej rreth 600 milionë denarëve dedikuar për projekte infrastrukturore dhe kapitale për zhvillim të komunave, në pajtimme konkursin e publikuar dhe kritereve të konstatuara nga ana e ministrive kompetente, si dhe 242,3 milionë denarë realokim nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Të Rinjve, ndërkaq dedikuar për pagesë ndaj shoqatave mbrojtëse në bazë të kthimit të kontributeve të paguara, arsyeton Qeveria në Propozim-vendim.

Me Propozim-vendimin, shkurtohen mjete nga Nënprogrami D5 i Qeverisë – Tërheqje e investimeve të drejtpërdrejta të huaja dhe zhvillim i zonës së lirë ekonomike, në pajtim me Parashtresën 464 – Transfere të ndryshme për 583.601.000 denarë dhe tek Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në Nënprogramin 60 – Zhvillim i politikave nga fusha e së drejtës së punës, mbrojtjes sociale dhe punësimit, Parashtresa 464 – Transfere të ndryshme për 242.264.000 denarë.

Njëherit propozohet rritja e mjeteve tek Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Të Rinjve, në Nënprogramin 50 – Kompensime për mbrojtje sociale, Parashtresa 464 – Transfere të ndryshme për 242.264.000 denarë, në Nënprogramin AA – Projekte infrastrukturore në komuna, Parashtresa 488 – Dotacione kapitale drejt ELS për 100.000.000 denarë, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në Nënprogramin AA – Projekte infrastrukturore në komuna, Parashtresa 488 – Dotacione kapitale drejt ELS për 361.185.000 denarë, tek Ministria e Sportit, në Nënprogramin AA – Projekte infrastrukturore në komuna, Parashtresa 488 – Dotacione kapitale drejt ELS për 62.416.000 denarë, si dhe tek Financimi i veprimtarive nga fusha e kulturës, në Nënprogramin AA – Projekte infrastrukturore në komuna, parashtresa 488 – Dotacione kapitale drejt ELS për 60.000.000 denarë.

MARKETING