Takim i kryetarit Gashi me ministrat e Energjetikës dhe Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit

Takim i kryetarit Gashi me ministrat e Energjetikës dhe Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit nga 17 deri më 19 qershor, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi takim me Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Energjetikës, Xhejhun Bajramov dhe Parviz Shahbazov.

MARKETING

Siç njoftoi Kuvendit, në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme, Xhejhun Bajramov, kryetari Gashi përshëndeti intensifikimin e komunikimit midis përfaqësuesve qeveritarë të të dy vendeve dhe shtoi se hapen mundësi për bashkëpunim më të madh në të gjitha fushat.

Ministri Bajramov theksoi se si dy vende mike pa çështje të hapura, duhet të përparojmë bashkëpunimin, jo vetëm në fushat e ekonomisë dhe energjetikës, por edhe në fushën e turizmit.

Të dy bashkëbiseduesit konkluduan se në kushte të sfidave gjeopolitike, avancimi i marrëdhënieve të mira reciproke dhe bashkëpunimit do të promovojë paqen dhe stabilitetin për rajonin më të gjerë.

Në takimin me Ministrin e Energjetikës Shahbazov, kryetari Gashi përshëndeti angazhimet për përforcimin e partneritetit në fushën e furnizimit me gaz, të cilat u shprehën në komunikimin e deritanishëm midis dy vendeve.

“Ai theksoi se është shumë e rëndësishme për ne të sigurojmë kontrata afatgjata të furnizimit me gaz, si dhe investime të mundshme në infrastrukturën e gazit në Maqedoninë e Veriut”, theksojnë nga Kuvendi.

Ministri Shahbazov njoftoi se mundësitë për rritjen e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut në fushën e furnizimit me gaz natyror dhe njoftoi se në fillim të vjeshtës së këtij viti planifikon të vizitojë vendin tonë.

Në takim morën pjesë edhe deputetët Petar Markov, kryetari i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Azerbajxhanin, deputetja Imrlije Saliu-Fetai, si dhe Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska. 

MARKETING