Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon me fjalët përmbyllëse të mbrojtjes

Gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit vazhdon sot në Gjykatën themelore penale Shkup me fjalët prëmbyllëse të mbrojtjes së të akuzuarve. Në seancën e kaluar Porkuroria themelore publike në fjalët përmbyllëse kërkoi dënim maksimal me burgim të përjetshëm për katër të akuzuarit Ljupço Palevski, Vllatko keshishov, Bore Videvski dhe Velibor Manev, përderisa për babain e Vanjës, të akuzuarin Aleksandar Gjorçevski gjykata t’i caktojë dënim adekuat me burg.
MARKETING
Prokurorja Ana Stojkoviq-Dimitrovska tha se deklaratat e të akuzuarve nuk përputhen me dëshmitë dhe se motivi për vrasjen nuk duhet patjetër të konstatohet, duke cekur se është subjektiv dhe nuk është kusht për dënim. Prokuroria publike kërkoi burgim të përjetshëm për të gjithë katër të akuzuarit, sepse, sipas tyre, nuk ka rrethana lehtësuese, ndërsa veprimet e tyre plotësisht e traumatizojnë opinionin. Siç cekën, Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanjës, nuk ka dashur ta dëmtojë, por ka marrë pjesë në rrëmbim, Velibor Manev pranoi pjesëmarrje në të dy vrasjet, Bore Videvski fillimisht pranoi fajin, por më vonë mohoi, Vllatko keshishov tentoi të shfaqet si i dëgjueshëm, por dëshmitë tregojnë rol aktiv, ndërsa Ljupço Palevski konsiderohet organizuesi i cili ka krijuar alibi dhe ka shkatërruar fakte.
Pas fjalëve përmbyllëse të Prokurorisë themelore publike, përfaqësuesit ligjorë të familjeve të dëmtuara para gjykatës deklaruan se në tërësi e pranojnë kërkesën e Prokurorisë, i bashkangjiten ndjekjes penale dhe kërkojnë dëmshpërblim juridiko-pronësor.
Ndërkaq, avokati Vlladimir Tufegxhiq, mbrojtës i babait të Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, fjalët përmbyllëse i vlerësoi si vetvetiu kundërthënëse. Tufegxhiq theksoi se askund nuk është përmendur babai, as nuk ka pasur ndonjë lidhje me të lidhur me kryerjen e veprës penale. Theksoi se nuk është paraqitur asnjë dëshmi nga ana e Prokurorisë në tërë procedurën gjyqësore me çka do të dëshmohej se Aleksandri ka pasur komunikim me të akuzuarin e parë Ljupço Palevski.
Në fjalën përmbyllëse, prokuroria i arsyetoi në hollësi edhe ngjarjet prë të cilat bëhej fjalë edhe në procedurën dëshmuese, ndërkaq në të cilat janë përshkraur rrëmbimet dhe vrasjet e Vanjës dhe Pançes.
Në aktakuzë qëndron se Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku planifikuan rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski në Veles, sipas aktakuzës ishte me qëllim që ta detyronin atë t’ua jepte automjetin e tij “Citroen” në mënyrë që ta përdornin atë për të rrëmbyer fëmijën në Shkup.
Të akuzuarit në fillim të gjykimit deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, ndërsa i akuzuari i parë Palevski gjatë gjithë procesit pohoi se ky është është një proces i montuar politikisht.
Vanja e mitur dhe Pançe, banor i Velesit u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor të vitit 2023 u gjetën të vdekur pranë Shkupit dhe Velesit.