Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite me shi dhe bubullima

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite me shi dhe bubullima

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 28 deri në 35 gradë.

MARKETING

Në Shkup, mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në pjesët më të larta të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të bie deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 35 gradë.

Deri të premten do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të stuhisë me erë të përforcuar dhe paraqitje të breshërit, veçanërisht të premten. Në ditët e fundjavës dhe të hënën moti do të jetë stabil dhe më i freskët me erë mesatare deri në të përforcuar veriore.

MARKETING