VLEN: BDI ka kaluar çdo kufi me akuzat ndaj Kaltrina Zekollit

VLEN: BDI ka kaluar çdo kufi me akuzat ndaj Kaltrina Zekollit

VLEN dënon ashpër sulmet e ulëta dhe të turpshme të sotme nga Bashkimi Demokratik për Integrim ndaj znj. Kaltrina Zekolli.

MARKETING

Kompania e përmendur nga BDI është trashëguar pas një rasti vdekjeje në familjen më të afërt të znj. Zekolli. BDI është plotësisht në dijeni për këtë fakt, por megjithatë zgjodhi ta keqpërdorë për përfitime politike, një sjellje e ulët dhe e neveritshme.

BDI është një parti pa busull morale. Kjo është një dëshmi tronditëse për mungesën e çdo minimumi njerëzor në qëndrimet dhe komunikimin e tyre. Nga të gjitha temat që mund të kishin zgjedhur, ata vendosën të sulmojnë një situatë familjare të një familjeje që ka përjetuar një tragjedi shumë të freskët.

Ne e mohojmë kategorikisht çdo keqpërdorim në këto tetë vitet e fundit, madje edhe në periudhën kur kompania nuk ka qenë në pronësi personale të znj. Zekolli.

Bëhet fjalë për shërbime të ofruara për klube sportive, me kosto mujore simbolike, për të cilat ekziston dokumentacion i plotë dhe bazë ligjore.

Sa e dëshpëruar dhe e frikësuar është BDI-ja kur ndjen nevojën të përfshijë emrin e një anëtari të ndjerë të një familjeje për të devijuar vëmendjen nga skandalet e saj?

Pyetja është e thjeshtë: a ekziston ndonjë njeri në atë parti që ende njeh kufij, moral dhe njerëzi?

I bëjmë thirrje mediave dhe institucioneve kompetente që menjëherë të verifikojnë të gjitha faktet, ndërkohë që znj. Zekolli do të shqyrtojë të gjitha opsionet ligjore për të mbrojtur integritetin e saj personal, familjar dhe profesional.

Në vend të sulmeve të ulëta personale, i bëjmë thirrje BDI-së të përgjigjet para publikut për çështjet reale: korrupsionin, nepotizmin dhe infrastrukturën jofunksionale që kanë lënë pas.

VLEN do të vazhdojë të luftojë për drejtësi, transparencë dhe dinjitet në diskursin publik. Vijat e kuqe morale ekzistojnë, është koha që BDI të ndalojë së shkeluri ato.

MARKETING