Mexhiti: Ligji për përfaqësim të drejtë, të martën tjetër duhet të kalojë në Qeveri

Mexhiti: Ligji për përfaqësim të drejtë, të martën tjetër duhet të kalojë në Qeveri

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, njoftoi se të martën e ardhshme pritet miratimi në Qeveri i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Ai theksoi se ligji synon të ndalë praktikat e së kaluarës, kur qytetarët deklaronin përkatësi të rreme etnike për t’u punësuar në administratë.

MARKETING

Sipas Mexhitit, përkatësia etnike do të vërtetohet përmes dokumenteve zyrtare, pa pasur nevojë për vetëdeklarim, ndërsa moszbatimi i ligjit do të përbëjë shkelje ligjore. Ai shtoi se ligji pritet të kalojë edhe në Kuvend para zgjedhjeve lokale.

MARKETING