LSDM: Sa prova u zhdukën për shkak të Toshkovskit dhe Janevit

LSDM: Sa prova u zhdukën për shkak të Toshkovskit dhe Janevit

LSDM-ja ja ka ngritur sot pikëpyetje se sa prova u zhdukën ndërsa ministri Toshkovski dhe Aleksandar Janev, drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike mbronin oficerët e policisë që tani janë të ndaluar për rastin e degies së diskotekës në Koçan. Partia thekson se oficerët e policisë të ndaluar janë njerëzit për të cilët LSDM publikoi të gjitha faktet dhe argumentet në serinë “E vërteta për Koçanin”. “Pa presionin e LSDM-së, publikut dhe disa nga mediat nuk do të kishin vepruar fare. Është konfirmuar se LSDM ka thënë të vërtetën për tragjedinë në Koçan që nga dita e parë. Për muaj të tërë, Toshkovski dhe Janev kanë mbrojtur dhe gënjyer publikun se nuk ka faj nga ana e oficerëve të policisë që janë përgjegjës direkt për zjarrin në të cilin u dogjën 62 fëmijë dhe mbi 200 u plagosën”, thekson LSDM-ja.

MARKETING