Planifikojmë të sjellim masa për çmimet, do të veprojmë nëse ka sjellje joparimore të tregtarëve

Kryeministri Hristian Mickoski thotë se po ndiqet gjendja me çmimet dhe paralajmëroi se do të ndërmerren masa nëse ka sjellje joparimore nga ana e tregtarëve.
MARKETING
“Gjendjen me çmimet absolutisht e ndjek nga afër, thashë se nuk do të tolerojë hile, ndjekim me kujdes gjithçka që ndodhë në markete dhe kuptohet nëse ka sjellje të caktuara joparimore që unë i quaj hile, do të veprojmë, Përndryshe kemi në plan të sjellim masa, me të cilat opinioni do të njoftohet me kohë”, tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve gjatë pranisë në manifestimin “Nga fusha në tryezë” në komunën Aerodrom.
Paralajmëroi se Qeveria do ta shqyrtojë Raportin e Inspektoratit shtetëror të tregut që e prëgatiti për gjendjen me çmimet pas përfundimit të masave qeveritare pas çka doli me qëndrim në opinion.
Mickoski, në komentin për rritjen e çmimeve në markete dhe në tregje, mes të cilave edhe të qershive, tha se çmimi i tyre është i lartë për shkak të kushteve të motit, duke cekur se pret e njejta të ndodhë edhe me mollët.