“Marshi i nëntë për engjëjt” në Koçan

Familjet e viktimave të zjarrit në klubin “Puls” vazhdojnë të organizojnë “Marshin për engjëjt”, ndërsa sot do të mbahet sot marshi i nënti me radhë.
MARKETING
Ndryshe nga marshet e mëparshme, ky marshim proteste në Koçan do të fillojë në orën 18:05 si simbol i reagimit të vonuar të institucioneve.
Organizatorët e marshimit theksojnë se ai është gjithashtu në mbështetje të të lënduarve në tragjedi dhe u bëjnë thirrje familjarëve, të afërmve dhe miqve të tyre që t’u bashkohen. Protesta ka për qëllim vetëm të sigurojë drejtësi për të gjithë ata që vuajtën në zjarr, i cili sipas tyre nuk ishte aksident, por vrasje masive.
Pjesëmarrësit në marsh do të fillojnë nga Parku i Revolucionit, do të vazhdojnë nëpër qendrën tregtare, pastaj para komunës së Koçanit dhe prej andej drejt Stacionit të Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë.
Organizatorët i ftojnë të gjithë qytetarët që mbështesin kërkesat e tyre t’u bashkohen.