BDI: Prokuroria publike është plotësisht e kapur

Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të madh ndjek vendimin e Prokurorisë Publike për të ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrave të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Valon Saraçini, në lidhje me rastin “Koçani”.
MARKETING
Kjo drejtësi selektive dhe veprim i qartë me motive politike përfaqëson edhe një dëshmi tjetër se prokuroria jo vetëm që e ka humbur pavarësinë e saj, por është shndërruar në një instrument për përndjekje politike dhe inxhiniering zgjedhor.
Qëllimi është i qartë: ndikim i drejtpërdrejtë mbi zgjedhjet lokale dhe heshtja e mediave kritike përmes shënjestrimit të personaliteteve të dalluara dhe zëshme nga komuniteti shqiptar.
Prokuroria e ka humbur plotësisht besueshmërinë e saj duke mbrojtur funksionarët e qeverisë, ndërkohë që bashkëpunon me qendra joformale të pushtetit për të montuar raste kundër ish-ministrave dhe kundërshtarëve politikë.
Prokuroria Publike, me këtë vendim, zyrtarisht është deklaruar e kapur.
BDI do të ndërmarrë të gjitha hapat demokratikë dhe politikë për të mbrojtur zërin e shqiptarëve, integritetin e procesit zgjedhor dhe parimet e drejtësisë dhe shtetit ligjor.
Ne bëjmë thirrje për një reagim të menjëhershëm nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga institucionet që ndjekin reformën e sistemit të drejtësisë, që të mos heshtin përballë abuzimit të dukshëm të institucioneve për qëllime politike.