Formohet trupi këshilldhënës i ekspertëve në Ministrinë e Energjetikës

Pas nismës së ministres Sanja Bozhinovska, në Ministrinë e Energjetikës, Miniervae dhe Birmeve Minerale është formuar Trup këshilldhënës i përbërë nga emra eminent nga komuniteti akademik, ekspertë dhe intelektualë me përvojë shumëvjeçare në fushën e energjetikës, minierave dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
MARKETING
Ky trup, siç kumtoi Ministria, ka funksion konsultativ dhe do të sigurojë mbështetje dhe mendim profesional në procesin e krijimit dhe avancimit të politikave energjetike dhe të minierave, me fokus në tranzicionin energjetik nacional, përmirësim të rregullativës, kornizës investuese dhe sigurisë së furnizimit me energji dhe lëndë të para minerale.
Qëllimi i Trupit këshilldhënës është të sigurohet ekspertizë plotësuese dhe perspektivë më e gjerë gjatë sjelljes së vendimeve dhe reformave të rëndësishme strategjike. Anëtarët e trupit do të kenë rol edhe në analizën e sfidave kyçe, përpunimin e propozimeve dhe theksimin e praktikave të mira, si dhe në nxitjen e debatit publik dhe shkencor për zhvillimin e këtyre sektorëve.
Anëtarët e Trupit këshilldhënës e mbajtën edhe mbledhjen e parë konsultative. E përshëndetën idenë dhe e vlerësuan si hap të rëndësishëm vizionar, duke cekur se e çmojnë nismën e ministres e cila tha se ekspertiza e tyre jo vetëm që mund ta ndihmojë shtetin, por edhe ta avancojë dhe ngritë në nivel akoma më të lartë cilësor.
Të gjithë anëtarët e Trupit këshilldhënës deklaruan se i qëndrojnë në dispozicion shtetit, dhe atë pa kurfarë kompenzimi, çdoherë kur do të kërkohet pjesëmarrja e tyre.
Në fazën e parë, anëtarët e trupit, siç ceket në kumtesë, do ta ndihmojnë Ministrinë gjatë përpunimit të akteve nënligjore të cialt duhet ta rregullojnë vëllimin e Ligjit të ri për energjetikë.