LSDM për rrugën Ohër-Shën Naum: Mickoski promovon projekte që i ka nisur qeveria jonë

LSDM për rrugën Ohër-Shën Naum: Mickoski promovon projekte që i ka nisur qeveria jonë

LSDM ka reaguar pas promovimit të rrugës Ohër–Shën Naum, duke deklaruar se ky është një projekt i nisur nga qeveria e tyre në gusht të vitit 2023, me financim prej 11.7 milionë euro nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore.

MARKETING

Description of image

Sipas tyre, projekti ishte planifikuar dhe kishte arritur 50% të realizimit para ndërrimit të qeverisë. Ata përmendin gjithashtu përfundimin e segmenteve të tjera rrugore gjatë qeverisjes së LSDM-së, si rruga Turistika dhe akseset drejt pikave kufitare.

“E mirëpresim përfundimin e punimeve, por deri kur do të stoliset qeveria aktuale me projektet tona?”, pyet LSDM, duke kritikuar mungesën e projekteve të reja nga qeveria e Mickoskit.

MARKETING