Pajisje të reja kundër zjarrit në të gjitha shkollat dhe kopshtet e Karposhit

Pajisje të reja kundër zjarrit në të gjitha shkollat dhe kopshtet e Karposhit

Komuna e Karposhit ndau 1.440.000 denarë për blerjen e aparateve të rinj kundër zjarrit, të destinuar për të gjitha shkollat fillore dhe kopshtet në territorin e saj.

MARKETING

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Stevço Jakimovski, vizitoi sot SHF “Hristijan Todorovski Karposh”, ku nga afër konstatoi gjendjen aktuale të kësaj shkolle nga aspekti i sigurisë.

Gjashtë muaj para tragjedisë në Koçan, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim kishte alarmuar institucionin tonë se kompania që mirëmbante aparatet kundër zjarrit në Karposh – konkretisht në shkolla dhe kopshte – po kryente keqpërdorime të rënda. Ajo nuk i kontrollonte aparatet, por thjesht i merrte dhe i kthente, duke u ndërruar vetëm kartelat e kontrollit. Drejtoria gjithashtu na kujtoi se është detyrim ligjor që nëpër objekte të mos përdoren aparate kundër zjarrit më të vjetër se pesë vjet. Pas një analize të plotë, për fat të keq konstatuam se disa nga aparatet ishin që nga viti 1955″, shpjegoi Jakimovski.

Jakimovski paralajmëroi për rrezikun e mundshëm dhe pasojat e padëshiruara që mund të kishin ndodhur nga kjo situatë.

“Zoti mos e dhëntë të ndodhte ndonjë fatkeqësi. Ai segment i mbrojtjes kundër zjarrit ka qenë plotësisht i paligjshëm dhe, për më tepër, papërgjegjësia e kompanisë që ne e zgjedhim çdo vit – e cila ka për detyrë të identifikojë mangësitë në sistemin kundër zjarrit në shkolla dhe kopshte – ka vepruar në të kundërt. Për këtë arsye, Komuna e Karposhit ndau rreth 55 mijë euro për blerjen e 453 aparateve të rinj kundër zjarrit të llojit S-9 dhe CO2, që shërbejnë për shuarjen e zjarreve të shkaktuara nga defektet elektrike”, sqaroi Jakimovski.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohje të veçantë për Ambasadën Kineze, e cila dhuroi 98 aparate kundër zjarrit për shkollat dhe kopshtet në territorin e Karposhit.

Në të njëjtën kohë, Jakimovski shtoi se janë ndarë edhe 1.700.000 denarë për kontrollin dhe rindërtimin e rrjetit të hidranteve në të gjitha shkollat dhe kopshtet, pasi në disa prej tyre instalimet e tubacioneve nuk janë të përshtatshme. “Për këtë arsye, gjatë verës do të kryejmë rindërtimet e nevojshme, dhe deri në shtator, të gjitha shkollat dhe kopshtet do të jenë të pajisura plotësisht me pajisje adekuate për mbrojtje nga zjarri”, theksoi Jakimovski.

MARKETING