(VIDEO) Sijarto: Çështja me Bullgarinë nuk është pengesa e vetme

(VIDEO) Sijarto: Çështja me Bullgarinë nuk është pengesa e vetme

Integrimi i vendit në Bashkimin Europian duket se do zgjatet edhe më tutje. Kjo për shkak se siç thotë Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, Bullgaria nuk është e interesuar për zgjidhje të problemeve bilaterale.

MARKETING

Për më tepër, Mucunski ka deklaruar se bullgarët nuk janë të interesuar as për takim me diplomacinë tonë, takime në të cilat sipas kryediplomatit do të mund të diskutohej zgjidhja e problemit. Thotë se edhe pse janë të interesuar, RMV-ja nuk do të heq dorë nga qëndrimi i sajë.

TIMCO MUCUNSKI , MINISTËR I JASHTËM

Ne duam takim dhe duam të vazhdojmë komunikimin sepse vlerësojmë se është normale që të gjithë fqinjët të komunikojnë mes vete, edhe atë jo vetëm në bazë të problemeve dhe çështjeve politike, por edhe në lidhje me pyetjet dhe problemet tjera, për të cilët jemi të interesuar po edhe për çështjet bilaterale. Do të mundohemi gjithnjë të gjejmë mënyrë për komunikim.

Nga ana tjetër, ministri hungarez i punëve të Jashtme Peter Siarto i cili sot qëndroi për vizitë zyrtare në Shkup ka deklaruar se rrugën europiane të Maqedonisë nuk e bllokon vetëm Bullgaria.

PETER SIJARTO – MPJ HUNGARI

Vërtetë Bullgaria hapur pengon rrugëtimin tuaj për integrim, por ju nuk prisni 20 vite për shkak të pengesave bullgare. Mos u hidhëroni, por e kam patjetër të them se situate është shumë më e vështirë, sepse në këtë moment është i vogël numri i vendeve anëtare të BE-së që janë për zgjërim të BE-së.

Ndryshe, Mucunski dhe Sijarto deklaruan se Maqedonia dhe Hungaria kanë raporte të shkëlqyeshme diplomatike dhe se Hungaria është mbështetës i fuqishëm i Maqedonisë në rrugën drejtë BE-së.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING