Mucunski: Nuk është përcaktuar qartë se çfarë është Hamasi, prandaj nuk e mbështetëm rezolutën në OKB-së

“Maqedonia e Veriut nuk është kundër paqes në Palestinë, por disa elementë të përmbajtjes së rezolutës në Kombet e Bashkuara janë në kundërshtim me interesat tona kombëtare”.
MARKETING
Ky ishte shpjegimi që dha sot (13 qershor) ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në lidhje me arsyen pse vendi votoi “abstenim” për rezolutën që u votua dje në Asamblenë e Përgjithshme në Kombet e Bashkuara (OKB), e cila bëri thirrje për armëpushim në Gaza.
Një nga elementët që ai tha se nuk korrespondonte me politikën e jashtme të Maqedonisë së Veriut ishte se rezoluta përmbante pjesë që ishin në kundërshtim me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare, si dhe fakti që nuk “përcaktonte qartë se çfarë është Hamasi”, i cili është shpallur organizatë terroriste si nga BE-ja ashtu edhe nga SHBA-ja.