Kryetari i Parlamentit iranian: Nuk do ta lëmë të qetë regjimin sionist

Kryetari i Parlamentit iranian: Nuk do ta lëmë të qetë regjimin sionist

 Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad-Bagher Ghalibaf, në lidhje me sulmet e Izraelit tha se: “Sulmi ndaj vendbanimeve tregoi se regjimi kriminal sionist është armiku më brutal i çdo individi të kombit iranian”, transmeton Anadolu.

MARKETING

Ghalibaf, i cili publikoi një mesazh me shkrim në lidhje me sulmet e Izraelit, deklaroi se do të hakmerren për sulmet.

Ai theksoi se zonat e banimit ishin në shënjestër të sulmeve. “Duke sulmuar zonat e banimit, regjimi kriminal sionist tregoi se është armiku më i madh i njerëzimit dhe armiku më brutal i çdo individi të kombit iranian. Kjo hakmarrje do të merret me çdo mjet të nevojshëm. Ne nuk do ta lëmë të qetë regjimin sionist. Ata e filluan këtë, por me vullnetin e Zotit, ne do ta përfundojmë”, tha Ghalibaf.

Sot në orët e para të mëngjesit, Izraeli nisi sulme ndaj Iranit, përfshirë kryeqytetin Teheranin, Tabrizin, centralin bërthamor Natanz në Isfahan dhe qytetet Lorestan dhe Kermanshah.

Në sulme u vranë zyrtarë të lartë ushtarakë, përfshirë shefin e Shtabit të Iranit, gjeneral major Mohammad Bagheri, komandantin e përgjithshëm të korpusit të Gardës Revolucionare, gjeneral major Hossein Salami dhe shkencëtarë bërthamorë.

Vendbanimet civile u goditën gjithashtu gjatë sulmeve të Izraelit në Teheran dhe shumë civilë humbën jetë

MARKETING