Ushtria izraelite njofton se Irani ka lëshuar 100 dronë ndaj Izraelit

Ushtria izraelite njofton se Irani ka lëshuar 100 dronë ndaj Izraelit

Ushtria izraelite njoftoi se Irani ka lëshuar më shumë se 100 mjete ajrore pa pilot (dronë) kundër Izraelit në shenjë hakmarrjeje pas sulmeve izraelite, transmeton Anadolu.

MARKETING

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee në llogarinë e tij në X deklaroi se dronët iranianë kanë filluar të lëvizin drejt Izraelit në orët e fundit.

Ai theksoi se ata kanë ndërmarrë veprime për të neutralizuar para se të arrijnë në Izrael dronët e lëshuar nga Irani.

“Sepahnews”, e njohur për afërsinë me Gardën Revolucionare Iraniane njoftoi se nga Irani drejt Izraelit janë lëshuar dronë kamikazë.

Në një postim nga llogaria X e ushtrisë izraelite u konfirmua se shefi i Shtabit të Iranit, Mohammad Bagheri dhe komandanti i trupave të Gardës Revolucionare, Hossein Salami u vranë dhe se në sulmet e kryera në të gjithë Iranin u përdorën më shumë se 200 avionë luftarakë.

Mediat izraelite thanë se sipas burimeve të sigurisë Irani do të hakmerret brenda pak orësh.

Më tej thuhet se pritet që Irani të nisë një sulm me raketa ndaj Izraelit

MARKETING