(VIDEO) Prokuroria kërkoi burg të përjetshëm për katër vrasësit e Vanjës dhe Pançes

(VIDEO) Prokuroria kërkoi burg të përjetshëm për katër vrasësit e Vanjës dhe Pançes

Prokuroret Ana Stojkovic-Dimitrovska dhe Zhaklina Krstevska, në argumentet e tyre përfundimtare në gjyqin e sotëm për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski, kërkuan burgim të përjetshëm për Ljupço Palevski-Palço, Velibor Manev, Bore Videvski dhe për Vlatko Keshishev. Dimitrovska tha se aktet janë kryer me dashje dhe se të dyja aktet janë vrasje në mënyrë brutale, për të cilat parashikohet dënimi më i rëndë.

MARKETING

Stojkovic-Dimitrovska, prokurore

“Aktet u kryen me dashje, me qëllim. Viktimat u rrëmbyen në të njëjtën mënyrë, u kërcënuan, u lidhën, nga frika. Të dyja aktet janë vrasje në mënyrë brutale, për të cilat parashikohet dënimi më i rëndë. Viktimat u lidhën, u futën në një bagazh, u drejtua një armë. Këto strese janë një traumë katastrofike me intensitet të lartë, të dyja viktimat pësuan vuajtje të rënda”.

Vetëm fakti që Vanja Gjorgjevska është një fëmijë 14-vjeçar, prokurorja tha se është i mjaftueshëm për një dënim me burgim të përjetshëm. Ndërkaq, lidhur me pyetjet e publikut se pse u vra Vanja, prokurorja tha se nuk është e nevojshme të përcaktohet një motiv për të vërtetuar fajësinë e dikujt dhe se mungesa e një motivi, që është qëndrimi subjektiv i kriminelit ndaj krimit, nuk është arsye për të dënuar dikë.

Po ashtu prokuroria beson se nuk ka rrethana lehtësuese për të pandehurit, pasi të katër janë të rritur, të gjithë janë prindër, dhe disa donin të ishin figura politike, duke i marrë jetën një fëmije – diçka që nuk tolerohet, dhe për këtë arsye ajo kërkoi burgim të përjetshëm për të gjithë.

Ndërkaq, prokurorët kërkuan gjithashtu edhe një dënim të përshtatshëm me burg nga gjykata për babanë e Vanjës, Aleksandar Gjorçevskin, për të cilin thanë se nuk pretendonin se kishte qëllim të vriste fëmijën e tij, por ai ndihmoi në rrëmbim dhe roli i tij ishte tragjik, kështu që i kërkuan gjykatës ta shpallte fajtor.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING