(VIDEO) Kallëzim penal kundër 23 personave fizikë dhe 15 personave juridikë, mes tyre edhe Krmzov, e kanë dëmtuar Buxhetin mbi 94 milionë euro

Prokuroria Publike Themelore dhe ajo për Krim të Organizuar kanë zbuluar detaje nga siç vlerësohet krimi më i madh ekonomik që ka ndodhur në vendin tonë, në të cilën janë të përfshira kompanitë e biznesmenit nga Strumica, Risto Kërmzov.
Siç informuan prokurorët në këtë hetim janë të përfshirë 15 persona juridik dhe 23 persona fizik nga të cilët tetë janë inspektorë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike.
Prokuroria njoftoi se kompanitë e biznesmenit nga Strumica kanë përfituar mbi 37 milionë euro në mënyrë të paligjshme përmes kthimit të TVSH-së përmes faturave fiktive.
Sipas Prokurorisë, dëmi buxhetor është rreth 90 milion; euro. Të akuzuar kryesorë në këtë rast janë Risto Krmzov dhe nipërit e tij.
Për të dyshuarin e parë është kërkuar edhe masa e paraburgimit.
PROKURORIA PUBLIKE
“Nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, oficerët e policisë kryen një operacion në të cilin u ndalua një person për të cilin ishte hapur një procedurë paraprake hetimore në shtator të vitit të kaluar. Përveç këtij personi, u ndaluan edhe dy persona të tjerë”
Kjo masë u caktua për shkak të rrezikut të arratisjes, ndërhyrjes te dëshmitarët dhe mundësisë që ai ta përsërisë krimin
Gjithashtu nga Prokuroria kanë njoftuar se një pjesë e madhe e pronave të Krmzovit dhe kompanive që nuk kanë qenë nën hipotekë në banka janë ngrirë. Njoftuan se lënda është aq e madhe saqë dëshmitë janë mbledhur me thasë të zinjë.
Për ndalimin e Krmzov paraprakisht, njoftuan zyrtarisht edhe nga Prokuroria. Vitin e kaluar, në shtator, u krye një operacion për evazion fiskal në kompani në Strumicë, Shkup dhe Gostivar të lidhura me Krmzovin.
Mevludin Imeri /SHENJA/