(VIDEO) Aziri ministër i shëndetësisë, përplasen partitë shqiptare

(VIDEO) Aziri ministër i shëndetësisë, përplasen partitë shqiptare

Ish ministri i Shoqërisë Informatike, Azir Aliu do të udhëheqë me dikasterin e Shëndetësisë dhe vjen në këtë pozitë si pasardhës i Arben Taravarin, me të cilin deri pak kohë më parë ndanin të njëjtën parti. Ndërkaq, Albrim Hoxha, do të jetë zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave. Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë elaborimit të propozimit qeveritar për zgjedhjen e këtyre dy funksionarëve, tha se janë persona të duhur për t’iu bashkuar Qeverisë në drejtimin e reformës në të cilin lëviz Qeveria dhe aspirata për ta vendosur sistemin mbi themele të reja dhe të shëndetshme.

MARKETING

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Dr. Aliu është doktor i shkencave kompjuterike, profesor, një njeri që është marrë me menaxhimin e sistemeve, të dhënave dhe zgjidhjeve digjitale për vite me radhë. Në një kohë kur disa shtete marrin një diagnozë me një klikim, ne ende vrapojmë nga sporteli në sportel. Është koha që kjo të ndryshojë. Dhe pikërisht për këtë arsye ne besojmë se energjia dhe njohuritë e tij do të sjellin një dimension të ri në menaxhimin e sistemit të shëndetësisë. A do të jetë e lehtë? Jo, nuk do të jetë. Por a është e mundur? Po. Sepse ne tashmë kemi treguar se mund të bëhet”.

Ndërkaq, gjatë debatit për zgjedhjen e anëtarëve të ri të kabinetit qeveritar, partitë shqiptare kanë vazhduar të drejtojnë akuza ndaj njëri tjetrit. Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Evropian, Blerim Bexheti, tha se kjo qeveri ka dëshmuar se po zhvillon politika përjashtuese ndaj shqiptarëve, ndërsa partneri shqiptar në qeveri nuk ka legjitimitet për të përfaqësuar qytetart shquptar.

Blerim Bexheti, Deputet i FE-së

Për t’u rikthyer gjendja në normalitet, do të ishte politikisht shumë e dobishme atë që ju zotëri kryeministër në këtë foltore ju i pari e thatë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe ne edhe si BDI edhe si Front Evropian, përsëri ju themi se është një mundësi ideale që në zgjedhjet lokale të shkohet edhe në zgjedhje parlamentare dhe sovrani edhe njëherë të ritheksojë, të rivendosë legjitimitetin dhe të dilet nga kjo kjrizë e brendshme dhe e jashtë që po ndodhë në vendin tonë”.

Nga ana tjetër, deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri akuzoi grupin e Taravarit, të cilët dolën nga Qeveria, se përderisa ishin pjesë e pushteti, kanë tentuar që të sabotojnë reformat dhe ndryshimin.

Saranda Imeri Mustafai, Deputet e VLEN-it

Andaj sot po dëshmojmë se pa asnjë mëdyshje rruga e ndryshimit do të vazdhojë, pavarësisht se dikujt mund edhe t’i pengojë. Pa marrë parasyshse dikush ka dashur që reformat në Shëndetësi të ngecin, që mjekët dhe personeli tjetër në shëndetësi të mos kenë kushte më të mira për punë e qytetarët të mos kenë shërbimet e merituara, kjo nuk do të lejohet edhe më tej”.

Qeveria duhet të zgjedh edhe zëvendësministrin e Mbrojtjes, i cili mbetet i zbrazët pas dorëheqjes së Ilfete Ismailit nga ky post. Megjithatë, qeveria ende nuk ka dorëzuar propozim në Kuvend.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING