(VIDEO) Arrestohet pronari i agjencisë që siguronte diskotekën “Pulse”

Është zgjeruar hetimi për zjarrin në diskotekën “Puls” të Koçanit. Prokoria Themlore Publike njofton se është përfshirë edhe një person tjetër. Bëhet fjalë për Aleksandër Nacev, pronar i agjencisë që siguronte diskoten. Ai dyshohet për krime të rënda kundër sigurisë publike, duke menaxhuar në mënyrë të paligjshme shërbimet e sigurisë në kabare, pa marrëveshje formale dhe pa respektuar ligjet për sigurinë private.
MARKETING
PROKURIA THEMELORE PUBLIKE
“Gjatë procedurës së deritanishme, janë siguruar prova sipas të cilave i dyshuari aktual është përcaktuar si personi përgjegjës – pronari i vërtetë i personit të dyshuar juridik – një agjenci për sigurimin e pronës dhe personave nga Shkupi”.
Nga Prokuroria thobnë se i dyshuari vazhdimisht ka menaxhuar në mënyrë aktive planin dhe metodën për ofrimin e shërbimit të sigurisë përmes personit juridik, duke shtuar se sigurimi nuk ka bërë kontrollet e duhura, ndërsa kanë lejuar të hyjnë edhe persona të mitur në diskotek.
PROKURIA THEMELORE PUBLIKE
“Gjatë mbrëmjes kur shpërtheu zjarri, ata nuk kontrolluan dhe mundësuan fëmijët të hynin në objekt, nuk u kujdesën për mbipopullimin e kapacitetit për vizitorët në objekt, nuk penguan hyrjen dhe përdorimin e substancave shpërthyese – piroteknikës nga anëtarët e grupit muzikor, gjë që shkaktoi zjarrin, i cili rezultoi me vdekjen e 62 personave, lëndime të rënda trupore për 157 persona dhe lëndime trupore për 54 persona”.
Personi është privuar nga liria dhe, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat dhe bazat ligjore, prokurori publik sot do t’i paraqesë propozim gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale në Koçan për caktimin e masës së paraburgimit.
Kujtojmë se nga tragjedia e kobshme që ndodhi më 16 marsë në Koçan, jetën e kanë humbur 62 persona, kryeishtë të rinjë, ndërsa rreth 200 persona të tjerë u lënduan, madje disa prej tyre nga plagët e rënda ende mjekohen.
Samir Mustafa /SHENJA/