(VIDEO) Gjatë fundjavës gjobiten 1077 drejtues mjetesh

(VIDEO) Gjatë fundjavës gjobiten 1077 drejtues mjetesh

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së sotme ka njoftuar se sa i përket fundjavës së kaluar, kanë lëshuar gjithësej 1077 urdhërpagesa, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin. Ndërkaq, ata lanë të ditur se 174 shkelje lidhen me shoferë që morën pjesë në trafik pa patentë shoferi, 65 shoferë drejtonin nën ndikimin e alkoolit dhe u përjashtuan nga trafiku, ndërsa 172 shoferë motoçikletash u sanksionuan për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse, si dhe potencuan se hasën edhe parregullsi të tjera në trafik.

MARKETING

Ministria e Punëve të Brendshme

156 shkelje gjatë fundjavës lidhen me mosrespektimin e kufizimit të shpejtësisë së përcaktuar, 149 për parkim të paautorizuar, ndërsa 58 persona u sanksionuan për mosmbajtje të rripit të sigurimit, 24 masa u shqiptuan për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit, tetë sanksione për kalim të semaforit të kuq dhe tre shkelje u shqiptuan për shoferë të skuterëve elektrikë”.

Gjithashtu, në përputhje me Ligjin për Automjetet, ata potencuan se 49 automjete u hoqën për shkak të paregjistrimit dhe 7 automjete për shkak të mosfunksionimit teknik. Ndërkaq, kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, na ku MPB u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING