(VIDEO) Aksion humanitar i Gjysmë Hënës së Kuqe, Merhametit dhe Kryqit të Kuq

(VIDEO) Aksion humanitar i Gjysmë Hënës së Kuqe, Merhametit dhe Kryqit të Kuq

Gjysmë Hëna e Kuqe turke në bashkëpunim me Organizatën kulturore humanitare Merhamet dhe Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së sotme kanë shpërndarë 300 pako mish kurbani në territorin e KomunësÇairit.

MARKETING

Utkuhan Yildirim nga Gjysmë Hëna e Kuqe Turke ka njoftuar se këtë vit janë therrur 70 kafshë dhe janë shpërndarë 2300 pako mish për familjet me nevojë.

UTKUHAN YILDIRIM – GJYSMË HËNA E KUQE TURKE

Janë therrur 70 kafshë, janë shpërndarë 2300 pako mish për të gjitha familjet me nevojë. Jemi munduar të shkojmë dhe të shpërndajmë mish pothuajse në të gjithë Maqedoninë. Familjeve u dëshirojmë gjitha të mirat. Ne si popull jemi gjithmonë pranë jush”.

Alajdin Sulejmani nga Kryqi i Kuq në Çair thotë se shpërndarja e mishit të kurbanit në bashkëpunim me dy organizatat e lartë-përmendura është kthyer tashmë në traditë sepse të njëjtën gjë e bëjnë për çdo vit. Thotë se këto pako shkojnë për familjet me status të rrezikuar special.

ALAJDIN SULEJMANI – KRYQI I KUQ ÇAIR

Organizojmë ndarjen e mishit të Kurbanit në territorin e Komunës Çair dhe gjithë territorin që e mbulojmë si kryq i kuq komunal Çair. Këtë vit është e parapame që të ndajmë afër 300 pako të mishit të kurbanit”.

Veç në Çair, mish kurbani është shpërndarë edhe në Veles, Komunën e Studeniçanit dhe në shumë komuna dhe vendbanime tjera. Kjo nuk është hera e parë që organizatat në fjalë bëjnë shpërndarjen e mishit të kurbanit, si aksion është realizuar për çdo vit dhe e njëjta tashmë është kthyer në traditë dhe pritet të vazhdojë edhe viteve të ardhëshme.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING