(VIDEO) Besimtarët mbushin xhamitë, Bajrami fisnikëron shpirtin!

(VIDEO) Besimtarët mbushin xhamitë, Bajrami fisnikëron shpirtin!

Mijëra besimtarë nga Shkupi mëngjesin e sotëm, mbushën radhët në xhami për të falur namazin e  sabahut dhe atë të Kurban Bajramit. Në Shkup, manifestimi qëndrorë për faljen e Kurban Bajramit u bë në Xhaminë e Mustafa Pashës.

MARKETING

Gjatë ceremonisë, u recituan ajete nga Kurani dhe u kënduan ilahi në disa gjuhë.

Në hytben e Bajramit, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir ef. Fetahu veç urimit përcolli edhe mesazhe për paqe, mirësi dhe solidaritet.

Sipas kreut të BFI-së Kurbani na mëson se nuk ka vepër madhore pa sakrifica dhe flijime madhore dhe se njeriu vlen aq sa është i gatshëm të ndajë me të tjerët atë që është më e dashur për te.

SHAQIR EF. FETAHU – KRYETAR I BFI-SË

“Festa e Kurbanit Bajramit është shprehje e besimit të palëkundur për të sakrifikuar gjithçka po bile edhe më të shtrenjtën për hir të Allahut – për të dëshmuar në praktikë se dashuria dhe përkushtimi ndaj madhërisë së Tij është mbi çdo gjë tjetër…”

Në hytbe, kreu i BFI-së përsëriti se Bajrami nuk është një festë e rëndomtë por një festë që fisnikëron shpirtin e besimtarit. Në fjalimine  tij para besimtarëve Fetai me theks të veçantë u ndal në vlerat dhe mësimet e Kurbanit.

SHAQIR EF. FETAHU – KRYETAR I BFI-SË

Institucioni i Kurbanit është një shprehje konkrete për të kuptuar se nuk ka vepra madhore pa përpjekje dhe flijim madhorë dhe se njeriu vlen aq sa është i gatshëm të ndajë më të dashurën për të tjerët. Andaj, festa e Kurban Bajramit nuk është thjeshtë një ditë feste por është festë që e edukon besimtarin që të jetë bujar, fisnikëron shpirtin dhe zemrën dhe e bën pjesmarrës në vepra të mëdha.

Në fund të porosisë së tij, pasi uroi gjithë besimtarët e vendit, Kreu i BFI-së tha se në kohën e sfidave të mëdha, kjo festë na kujton se është e domosdoshme të angazhohemi në eliminimin e problemeve me të cilat përballet njerëzimi, të promovojmë shpirtëroren dhe të përhapim paqen në vend të luftës.

Mevludin Ademi /SHENJA/ 

MARKETING