Siljanovska-Davkova priti në takim lamtumirës Xheri Dibl, përfaqësuesen e USAID-it në RMV

Siljanovska-Davkova priti në takim lamtumirës Xheri Dibl, përfaqësuesen e USAID-it në RMV

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot realizoi takim lamtumirës me Xheri Dibl, përfaqësuese e USAID-it në vend ku mori pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler.

MARKETING

Siç informon kabineti presidencial, duke falënderuar Dibl për angazhimin dhe kontributin e saj në avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve mike, presidentja theksoi se programet dhe projektet e ndryshme të bashkëpunimit amerikan kanë lënë gjurmë të dukshme në vend. Një pjesë e zhvillimit tonë në shumë fusha, shtoi ajo, është falë fondeve të USAID-it dhe prandaj vendi pret që projektet e filluara të përfundojnë.

Siljanovska-Davkova ka konfirmuar gatishmërinë për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e miqësisë mes Maqedonisë dhe SHBA-së, duke pasur parasysh se me SHBA-në si partner strategjik, kemi potencial të pashfrytëzuar për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, veçanërisht në ekonomi.

Duke diskutuar mbi procesin e eurointegrimeve të Maqedonisë, Siljanovska-Davkova shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA, si dhe bindjen me ndihmën e administratës së re, ata do të zgjerojnë dhe thellojnë bashkëpunimin ekonomik.

Në takim, Dibl tha se gjatë 30 viteve të fundit, përmes projekteve të shumta, USAID në vend ka investuar 900 milionë dollarë. Duke marrë parasysh shkurtimet e fundit të fondeve të ndihmës, ajo theksoi se së bashku me ambasadën amerikane dhe donatorë të tjerë do të përpiqen të gjejnë mënyrën për të zbatuar projektet dhe aktivitetet e filluara në mënyrë që të mos humbin përfitimet deri më tani.

Ambasadorja Ageler shprehu zhgënjimin që mbyllet Zyra e USAID-it në vend duke theksuar se ambasada së bashku me Qeverinë dhe partnerë të tjerë do të vazhdojë të angazhohet për finalizimin e programeve të filluara.

MARKETING