(VIDEO) VLEN porosit Arsovskën të kontrollojë objektet pa leje në Saraj

Muhamed Elmazi nga koalicioni VLEN, ka ngritur sot një sërë akuzash serioze kundrejt kryetaresë së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, lidhur me pronësinë, legalitetin dhe transparencën institucionale të një objekt në komunën e Sarajit. Ai ka pyetur Arsovskan se në ç’farë toke është ndërtuar objekti në fjalë, në tokë shtetërore, komunale ose private, nga ku ai vlerëson se po ashtu është pa ndonjë procedurë publike të vlefshme. Sipas Elmazit, po ashtu ka dyshime se kujt i përket realisht objekti, a figuron në dokumentacion në emër të tjetër kujt që të fshihet pronari i vërtetë, dhe nëse po, pse shërbimet inspektuese nuk kanë hapur procedurë për detektimin e rremë.
MARKETING
Tutje ai po ashtu i drejtohet Arsovskës duke pyetur se a ekziston ky objekt në planin urbanistik, dhe a e parasheh plani i detajuar urbanistik një objekt të tillë në këtë parcelë, e nëse jo, kush dhe kur është dhënë leje për devijim nga plani, si dhe a është ajo në shërbim dhe shfrytëzuese i të njëjtit objekt.
Muhamed Elmazi
“A është kryer mbikëqyrje inspektuese nga Komuna e Sarajit për të njëjtin objekt, a ka lëshuar inspektorati i ndërtimit vendim për rrënim apo ndalim. Nëse jo, pse ankesat e shumta nga banorët lokal kanë mbetur pa përgjigje. Zonja Arsovska, para se të vazhdoni të flisni për ndërtimet pa leje dhe mbrojtjen e interesit publik përgjigjuni a do të flisni për ndërtesat e paligjshme dhe prandorinë urbane të miqve tuaj të klanit të BDI-së. A do të kërkoni vinça për këto raste, apo do t’i mbyllni sytë sepse këto janë të partnerëve tuaj politik”.
Tutje Elmazi tha se rrugës po këto pyetje mund të i’a parashtrojë edhe Apasievit ndërkaq që thekson se koalicioni VLEN do të iniciojë veprim të menjëhershëm për të gjithë inspektoratet ndërtimore, ndaj Arsovskës. Ai potencoi se do ti përdorin të gjithë mekanizmat ligjor dhe demokratik për të mbrojtur interesin e qytetarëve përderisa kryetarja dhe institucionet përgjegjëse vazhdojnë të heshtin për ndërtimin dhe posedimin e objekteve pa leje të kompanive dhe të personave të klanit të BDI-së.
Anida Murati /SHENJA/