LSDM: Ekonomia është para kolapsit, pagat vonohen

LSDM: Ekonomia është para kolapsit, pagat vonohen

LSDM e akuzon qeverinë e udhëhequr nga Mickoski për keqmenaxhim të rëndë të financave shtetërore, duke theksuar se Maqedonia po përballet me krizën më të rëndë ekonomike që nga pavarësia.

MARKETING

Description of image

Sipas LSDM-së, buxheti është në prag të kolapsit dhe rimbursimet e TVSH-së për kompanitë nuk po realizohen, duke krijuar mungesë likuiditeti dhe borxhe në sektorin privat. Njëkohësisht, fermerët nuk kanë marrë subvencionet e premtuara, çka po çon në varfërim dhe rënie të prodhimit bujqësor.

Deklaratat për “mbështetje rekord” konsiderohen mashtruese, ndërsa vendi po bëhet gjithnjë e më i varur nga importet, përfshirë edhe ushqimet bazë.

MARKETING