Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 51-të

Kuvendi sot do ta vazhdojnë seancën e 51-të, në të cilën ndër të tjera në rend dite janë Propozim ligji për shpalljen e Hapësirës rreth Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zonë të sigurisë, me procedurë të shkurtuar – Raportin vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.
MARKETING
Për ligjin për shpallje të hapësirës rreth Kuvendit për zonë të mbrojtiur, deputeti Nikolla Micevski, në elaborimin e propozimit dje, gjatë caktimit të rendit të ditës për seancën plenare, ai tha se pas një periudhe të gjatë kohore dhe konsultimesh me grupin e punës, së bashku me të gjithë koordinatorët e grupeve parlamentare, ata kishin rënë dakord me konsensus që ta paraqisnin këtë zgjidhje ligjore me procedurë të shkurtuar.
“Për shpalljen e ligjit për zonën përreth Kuvendit të Republikës së Maqedonisë si zonë sigurie, i cili rregullon statusin, sipërfaqen e përgjithshme, kufijtë e tokës, përdorimin, sigurinë, mbikëqyrjen dhe rregullimin e çështjeve pronësore dhe juridike që lidhen me zonën përreth Kuvendit, të shpallur si zonë sigurie, duke marrë parasysh se në të kaluarën, për shkak të atraktivitetit të vetë zonës, kishte përpjekje për rregullimin privat të saj, përkatësisht hyrje në një subjekt privat afarist. Besojmë se kjo zgjidhje ligjore është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi rregullon zonën e sigurisë së vetë Parlamentit”, tha Miceski, duke theksuar se nuk do të ndalojë tubimet dhe mbajtjen e protestave apo ngjarjeve të ndryshme në bulevardin përpara Parlamentit.
Raporti mbi Punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, i publikuar në ueb faqen e Kuvendit, tregon se gjatë vitit 2024, Këshilli, në kuadër të 39 seancave të mbajtura, zgjodhi gjyqtarë dhe kryetarë gjykatash, zgjodhi dhe shkarkoi trup gjykues, përcaktoi ndërprerjen e funksionit gjyqësor, përcaktoi kryerjen joprofesionale dhe të pakujdesshme të funksionit gjyqësor duke shqiptuar masa disiplinore, shqyrtoi dhe vlerësoi raportet tremujore dhe vjetore mbi punën e gjykatave, mori vendime për transferimin e përkohshëm të gjyqtarëve nga një gjykatë në tjetrën, kreu vizita pune në gjykata me qëllim përcaktimin e situatave të caktuara dhe kreu detyra të tjera në kuadër të kompetencës së tij të përcaktuara me ligj.
Në Raport theksohet se një nga angazhimet kryesore të Këshillit është ndarja financiare e gjyqësorit nga autoritetet e tjera, gjegjësisht angazhimin për një rritje të përqindjes së Buxhetit të Gjykatës në raport me Bruto pridhimin Vendor nga 0.3 për qind që është aktualisht në vit në 0.8 për qind të përcaktuar ligjërisht nga Buxheti për pushtet gjyqësor.